Lajme

Sindikata e re e KEK-ut organizon protestë me 16 qershor, kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, pritet që me datën 16 qershor të organizojnë protestë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e sindikatës së re të KEK-ut.

“Ftohet të gjithë punëtorët e KEK-ut të bashkëngjitën në protestën me vendim të kryesisë së re të KEK-ut me datën 16 qershor” thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit janë bërë të ditura edhe arsyet e protestës. Ata po kërkojnë që të lejohet tërheqja e mjeteve të Trustit.

Protesta pritet të zgjatë nga ora 12:00 deri në ora 13:00 dhe marshi pritet të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe të vazhdojë deri para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës me datën 16 qershor pritet të mbajë seancën e radhës ku si pikë e rendit të ditës është edhe tërheqja e mjeteve nga Trusti./Shqip.com