Lajme

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së paralajmëron protestë

Punonjësit shëndetësorë

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-s ka njoftuar se do të mbajë protestë më 6 tetor.

Kjo protestë pritët të fillojë nga ora 12:00 para objektit të drejtorisë së QKUK-së.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media kjo vjen si rezultat i mosreflektimit të SHSKUK-së dhe QKUK-së karshi kërkesave të kësaj sindikate.

Ata tutje kanë radhitur edhe kërkesat e tyre: “Urdhëresën që infermieri të nënshkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit, duke e konsideruar si urdhëresë diskriminuese dhe përdorim të standardit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese,

Urdhëresë që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e konsideruar urdhëresë e cila nuk bën pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,

Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompensohen për këtë detyrë,

Urdhëresën e cila e obligon infermierin që ta ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekte që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kujdestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa”.

Poashtu, kjo sindikatë ka ftuar anëtarësinë, infermierët, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për të kundërshtuar ‘diskriminim dhe standardet e dyfishta në raport me punëtorët’.

“Andaj ftojmë anëtarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për ta kundërshtuar diskriminimin dhe standardeve të dyfishta në raport me komunitetet tona.  Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkëpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë”, thuhet më tej në komunikatë./SHQIP.com