Lajme

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së nuk e kundërshton koeficientin e pagave

Punëtorët shëndetësorë.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së si pjesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se nuk do të kundërshtojë koeficientin e përcaktuar për pagat.

Nëpërmjet një reagimi publik nga kjo sindikatë thuhet se këtë ligj nuk di ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së si pjesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mbështetë në plotëni kërkesat e FSSHK- së dhe se NUK do t’a dërgoj Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese”.

Megjithatë, ata kërkojnë urgjentisht të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale dhe shtesa prej 60 eurosh në bazë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Kërkesa e parë është që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale. Kërkesa e dytë është që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur. Kërkesa e tretë është miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës”.

Po ashtu, thuhet se FSShK ka kërkuar nga ana e ekzekutivit të bëjë publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.

/Shqip.com