Lajme

Sindikata e Policisë së Kosovës viziton dy zyrtarët policor të sulmuar në Skenderaj

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vizituar dy zyrtarët policorë të cilët po marrin tretmanin e duhur mjekësor pasi sulmit që pësuan dy ditë më parë në Skenderaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”, thuhet fillimisht në njoftim

Po ashtu është bërë e ditur se Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit, thuhet më tutje në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme, Sindikata e Policisë së Kosovës ka dal me një reagim lidhur me rastin.

Nga Sindikata kanë thënë  se janë të shqetësuar lidhur me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me që rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë…Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë” thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Nga Sindikata nga organet e drejtësisë kanë kërkuar  që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit.

Po ashtu është bërë e ditur se Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku dhe dy vëllezërit e tij Arif e Faton Lushtaku janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani.

Se sot do të mbahet seanca ndaj tre të dyshuarve për sulmin ndaj dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar edhe avokati, Haxhi Millaku./Shqip.com