Sindikata e Policisë kundër vlerës së koeficientit të përcaktuar nga Qeveria

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vlerën e koeficientit me Ligjin e Pagave për vitin 2023, me asnjë votë kundër.
Vlera e koeficientit për këtë vit do të jetë 105 euro. Sipas këtij koeficienti të përcaktuar nga ana e Qeverisë një polic i thjesht do të marrë rreth 525 euro pagë, ndërsa kadeti policor do të paguhet rreth 210 euro.
Nga Sindikata e Policisë së Kosovës për Shqip.com janë shprehur kundër vlerës së koeficientit të përcaktuar nga Qeveria.
“Në asnjë mënyrë nuk pranohet kjo sidomos nga Sindikata e Policisë, kjo është e papranueshme. Ne do të konsultohemi me kryesinë dhe do të reagojmë si dhe nuk e pranojmë asesi këtë”, u shprehen nga Sindikata.
Pagat sipas koeficientit të ri pritet të dalin në fund të muajit shkurt.
Kështu ka deklaruar, Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha pas mbledhjes së Qeverisë.
Murati tha në një konferencë për media se beson që dy leximet do të miratohen shpejt në Kuvend.
“Me miratimin e këtij plotësim-ndryshimi të ligjit të buxhetit mund të procedojmë që në fund të muajit shkurt pagat të dalin sipas ligjit të ri”, tha Murati.
Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani.
/Shqip.com