Lajme

Sindikata e Policisë e shqetësuar me rastin e kidnapimit të 3 zyrtarëve policorë

Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, nga policia serbe.

Sipas Sindikatës, zyrtarët policorë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese dhe nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë së Serbe pa paralajmërim kidnapohen dhe dërgohen në drejtim të panjohur deri me tani.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit”, thuhet në njoftim.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgjë e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit zyrtar policor të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet tutje në njoftim.

/Shqip.com