Lajme

Sindikata e Infermierëve nuk i përkrahë protestat e paralajmëruara nga FSSHK-ja

Foto ilustruese

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës kanë njoftuar se nuk i mbështesin protestat e organizatave tjera të paralajmëruara për ditët në vijim.

Sipas njoftimit, kërkesa e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës është koeficienti 3.2 për të gjitha nivelet e sistemit shëndetësorë, dhe çdo koeficient tjetër jashtë kësaj kërkese për Sindikatën e Infermierëve të Kosovës është i papranueshëm.

“Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës nuk i mbështetë protestat e organizatave tjera të paralajmëruara pëe ditët në vijim”, thuhet në reagim.

Më tutje, nga kjo Sindikatë, thonë se janë të hapur për të biseduar me institucionet ndërsa kanë shtuar se nuk pranojnë kompromise për rregullimin e koeficientit me amandamentim.

Ilustrim

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës është e hapur që të dialogoj me të gjitha institucionet dhe palët e interesit, ndërsa në asnjë mënyrë nuk do pranojmë kompromise që i dëmtojnë komunitetet tona, siç është tendenca që koeficientët tanë të rregullohen me amandamentim. Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që koeficienti 3.2 për komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor të figuroj si i tillë në Ligj të Pagave”, thuhet në komunikatë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, të hënën e 9 nëntorit kishte protestuar para ndërtesës së Qeverisë.

Përmes kësaj proteste, FSSHK kishte kërkuar që të rregullohet gjendja sociale e punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022./Shqip.com