Lajme

Sindikata e Infermiereve kërkon urgjentisht ekzekutimin e pagave për stafin mbështetës

Sindikata e Infermierëve të Kosovës e ka konsideruar si të paarsyeshme dhe çasje të neglizhuar dështimin e ekzekutimit të pagave që tre muaj për stafin mbështetës.

Në komunikatën e kësaj sindikate bëhet e dirtur se me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesë e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror”, thuhet në njoftim.

Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e ka mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët e tyre dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime./Shqip.com