Lajme

Sindikata e Administratës i del kundër BSPK-së

Pas takimit të kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në të cilin thuhet se Hykolli ia ka paraqitur atij mbështetjen për Ligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publikë, ka reaguar Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK).

Përmes një shkrimi në Facebook, SPAK-u ka shkruar se ky qëndrim i Hykollit është personal, teksa kanë bërë të ditur se janë të shokuar dhe të distancuar nga ky qëndrim.

“Pas raportimit nga mediat për takimin  e Kryeministrit të Kosovës z, Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve ati për zyrtar publik dhe ligjit të pagave, SPAK-u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tije dhe assesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë”, thuhet në postimin e tyre.

Njëherit, ata kanë përmendur se këto ligje, përfshirë ligjin për Zyrtarët Publik, e kanë kundërshtuar ashpër edhe sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare dhe vet misioni i BE-së.

“Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks të veçantë atë të zyrtarëve publikë nuk e kundërshtuan vetëm sindikatat, por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republikën e Kosovës në fushën e legjislacionit, por gjatë ditës edhe vet misioni i BE-së”, kanë shkruar tutje ata.

/Shqip.com