Lajme

Sindikata dorëzon në Kuvend një peticion me pakënaqësitë e policëve

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një peticion të nënshkruar nga punonjësit policorë lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Sipas njoftimit, pakënaqësitë kanë të bëjnë me “Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësor, Ligjin e pensionimit, shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësit e Policisë së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikalë drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com