Sindikalistët e shëndetësisë kërkojnë takim urgjent me Osmanin, Kurtin e Konjufcën

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë thirrje krerëve të shtetit për takim urgjent: Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Në njoftimin për media të FSSHK-së thuhet se “është koha e fundit të reflektojnë krerët e shteti, çka është mjaft është mjaft!”.
“Ditëve në vazhdim do të mblidhen të gjitha shoqata sindikale, odat e profesionistëve shëndetësor ku do të bashkërendohen aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 Shtator 2021”, thuhet në komunikatën për media.
Kërkesa për takim urgjent vjen pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë shtesa prej 60 eurosh në muaj për punonjësit shëndetësorë për tre muaj. E ky vendim nuk është pritur fare mirë nga FSSHK-ja, e cila ka kërkuar që shtesat të jenë mbi 300 euro./SHQIP.com