Rozë

Sindi modele në klipin e Bleros

Sindi dhe Blero

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka lansuar projektin e tij me të ri të titulluar “Hej aman”.

Producent i këngës është bashkëpunëtori i këngëtarit, Nurteel, ndërsa  për muzikën u kujdes po ashtu Nurteel dhe Blero.

Projekti është vizualizuar më një klip të veçantë, ku pjesë e tij është edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci.

Ajo në një postim në Instagram ka thënë së ishte kënaqësi të merrte pjese në këtë klip.

“Shumë kënaqësi për mua që isha pjesë e këtij super projekti. Faleminderit Blero për besimin”, ka shkruar Sindi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, projekti është duke u pritur mirë dhe vetëm 14 orë nga lansimi numëron mbi 14 mijë klikime në Youtube./SHQIP.com