Lajme

Sinani: Serbia vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike

Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurtit, Ardita Sinani, tha se emërimi i Aleksandar Martinoviq si ministër i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi tregon se ky shtet vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike.

Tutje, ajo tha se degradim i skajshëm është pastaj është emërimi nga ana e kryetarit të sapozgjedhur të trupit koordinues të Nenad Mitroviqit në detyrën e drejtorit të këtij institucioni, përfaqësuesit të degës së SNS për Bujanoc.

“Pra, me pak fjalë, një qeveri me kryeministër e president nga radhët e SNS zgjedh për kryetar një anëtarë të SNS dhe për drejtor një përfaqësues lokal të SNS. Edhe pse ky organ në bazë të Marrëveshjes merr obligim nga Qeveria e Serbisë të afirmoj të drejtat e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, qeveria serbe e trajton si organ partiak”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Duke shkelur kështu Marrëveshjen mbi parimet e riorganizimit dhe rekonstruimit të Trupit Koordinues të vitit 2009, të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe nga OSBE. Me Marrëveshjen për riorganizimin e Trupit Koordinues parashihej para së gjithash inkuadrimi i kuadrove të pakicës shqiptare nga tri komunat e Luginës së Preshevës nga sferat e rëndësisë jetike në punën e këtij organi qeveritar”.

Sinani, tha se është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore. “Janë të pashërueshme qëndrimet radikaliste që zanafillën e kanë në vitet e ’90”.

/Shqip.com