Rozë

Sinan Vllasaliu ‘mbulohet’ me para në një dasmë në Amerikë

Sinan Vllasaliu

Duke qenë se dasmat dhe koncertet nuk po lejohen të mbahen në Kosovë për shkak të masave anti-Covid-19, ftesat për këngëtarët e estradës jashtë kufijve nuk po mungojnë.

Një e tillë ka qenë së fundmi edhe për Sinan Vllasaliun, i cili ka qenë i ftuar për të kënduar në një dasmë në Amerikë.

Gjatë kohës derisa po këndonte këngëtari është mbuluar me para për shkak të atmosferës që ai ka krijuar.

Këtë video e ka publikuar në Instagram bokseri i njohur, Elvir Muriqi.

Ndryshe, Sinan Vllasaliu është një nga emrat më të kërkuar të estradës,  i cili është edhe tejet aktiv me projekte muzikore.

Projekti i tij i fundit është “Linda Lida”, i lansuar pesë muaj më parë./SHQIP.com