Lajme

Simmons tregon se çfarë përmbanin dokumentet e krimeve të luftës që iu dhanë prokurorëve serbë

Malcolm Simons para deputetëve të Komisionit për Legjislacion

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë, Malcolm Simmons, ka treguar se cila ishte përmbajtja e dokumenteve që ky mision i ka dhënë prokurorëve serbë sa i përket rasteve të krimeve të luftës, njofton Insajderi.

Simmons në seancën e sotme në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion tha se aty përfshiheshin edhe informata specifike edhe për dëshmitarët e atyre krimeve me prejardhje shqiptare.

“Në 2014 kam zbuluar shume dokumente të krimeve të luftës, të cilat u janë dhënë prokurorëve serbë. Këto akuza për krime të supozuara të kryera nga persona të etnisë serbe gjatë luftës. Këto dokumente përfshinin informata për këta persona, por edhe të dhënat personale dhe detaje të dëshmitarëve me prejardhje shqiptare”.

“Këto krime janë bërë në Kosovë kundrejt banorëve të Kosovës nga serbë, shumë prej të cilëve ishin edhe qytetarë të Kosovës. Simmons tregon se çfarë përmbanin dokumentet e krimeve të luftës që iu dhanë prokurorëve serbë”, tha Simmons.

Ai tha se rastet e krimeve të kryera nga serbët në Kosovë, BE-ja ka dashur që të mos hetohen fare pavarësisht se çfarë prova kanë, e që më së miri sipas tij e tregojnë rastet kur autoritetet serbe në 10 vjet e kanë dënuar vetëm një person në një mision që ka kushtuar me miliona euro.

“Autoritetet serbe në 10 vjet e kanë dënuar vetëm një person, në një mision që ka kushtuar me miliona miliona euro”, tha Simmons.

Sipas tij, Gjykata Speciale është mekanizëm që Bashkimi Evropian e përdori si zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pse të mos ketë edhe serbë të akuzuar para Dhomave të Specializuara? Pse BE-ja mendoi se zgjidhja ishte që autoritetet serbe të merren vetë me rastet e krimeve të luftës. E kanë ditur se ata as nuk kanë kapacitete dhe as vullnet që ta bëjnë këtë”, tha Simmons.

“Gjykata Speciale ishte mekanizmi që BE-ja e përdori me Serbinë në dialogun Kosovë-Serbi”, shtoi më tej ai duke bërë me dije se ndërkombëtarët nuk kishin besim në gjykatat e Kosovës. /Shqip.com