Sport Ndërkombëtar

Simeone zbulon emrat e dy transferimeve të para të Atleticos

Diego Pablo Simeone
Diego Pablo Simeone

Trajneri Diego ‘El Cholo’ Simeone ishte në programin El Partidazo me Juanma Castano nga Cadena COPE dhe shqyrtoi situatën aktuale të Atletico Madrici dhe çështjet e ndryshme që e rrethojnë atë.

Atletico do të bëjë disa ndryshime në afatin kalimtar veror dhe tashmë janë piketuar emrat dhe repartet ku do të ndërhyhet.

Është vet trajneri argjentinas, Simeone, i cili ka zbuluar disa nga lëvizjet që do t’i bëjë Atletico këtë verë.

“Soyuncu do të na bashkohet, ai do të na ndihmoj në mbrojtje”, ka thënë fillimisht Simone për Cope.

“Do të bashkohet edhe Santiago Mourino, do të bëjë parasezonin me ne. Ata na kanë dhënë referenca shumë të mira.

Unë shoh që klubi është shumë i qetë, ne e dimë se çfarë mund të largohet për të krijuar situata të mira ekonomike”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Ndryshe, Barcelona ka një opsion rreth 20 milionë euro për të nënshkruar me Carrasco, pas marrëveshjes së sezonit të fundit për Memphis Depay.

/Shqip.com