Sport Ndërkombëtar

Simeone me ofertë të “çmendur” argjentinasi merr vendimin

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone nuk e lejon veten të joshet nga milionat e Arabisë Saudite dhe është gati të refuzojë ofertën nga Al Ahli.

Të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle, ku ndër të tjera theksojnë se kreu i bankinës së madrilenëve nuk është aspak i interesuar të punojë në kampionatin saudit.

Argjentinasi po përgatitet në këtë mënyrë të udhëheqë “kolchoneros” për sezonin e 13-të radhazi.

/Shqip.com