Sport Ndërkombëtar

Silva zbulon problemin e Manchester Cityt

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka folur për finalen e Champions League ndaj Interit.

Duke folur për kanalet zyrtare të “Citizens”, Silva u shpreh se këto momente duhen shijuar.

“Arritja deri në këtë pikë është shumë e vështirë, ndaj duhet t’i shijojmë këto momente sepse nuk e dimë a do ndodhë përsëri. Kur i bën gjërat me kënaqësi, i bën më mirë. Ky ishte një sezon i vështirë, sepse për 90 për qind të kampionatit, ne ndoqëm Arsenalin dhe nuk arritëm të fitonim katër ose pesë ndeshje radhazi. Nuk kemi pasur atë momentin e besimit që të bën të mendosh se je i pandalshëm”, ka thënë Silva.

/Shqip.com