Sport Ndërkombëtar

Silva: Neymar duhet të vie në Chelsea

Silva dhe Neymar

Neymar Jr mund të largohet nga Paris Saint Germain – në merkaton e kësaj vere.

Teksa, bashkombasi i tij, Thiago Silva i ka bërë thirrje publike që t’i bashkohet te Chelsea.

“Ai duhet të vie në Chelsea”, tha 37-vjeçari për JC  përmes SportWitness.

“Nëse ndodh, do të jetë për të mirë. Ai nuk ka nevojë për komente.Deri më tani, nuk di asgjë, por shpresoj që të realizohet”.

Numri dhjetë i parsienëve vlerësohet 75 milionë euro në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarkt”.

Por, paratë nuk do ishin problem për Chelsean – që së fundmi është bërë me pronarë të rinjë.

Neymar ka zhvilluar 18 ndeshje në sezonin e fundit të Ligue 1, duke realizuar nëntë gola. Ndërsa regjistroi edhe pesë asistime.

Ai kishte zbarkuar në “Parkun e Princave” në sezonin 2017-18 – pasi PSG-ja i pagoi Barcelonës 222 milionë euro – që mbetet transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit./Shqip.com