Sport Ndërkombëtar

Silva: Më e vështirë të luaja në Ligue 1 sesa në Premierligë

Bernardo Silva
Bernardo Silva

Portugezi iu bashkua Monacos, fillimisht në huazim nga Benfica, përpara se ta bënte lëvizjen e përhershme në 2015.

Gjatë kohës së tij me “Les Monegasques”, ai bëri 147 paraqitje, duke shënuar 24 gola dhe duke regjistruar 15 asistime, dhe veçanërisht fitoi titullin e kampionit.

Derisa Liga e Kampionëve ende i mungon Silvas, produkti i akademisë së Benficas është bërë një prej futbollistëve kryesorë te Manchester City që nga transferimi i tij prej 50 milionë eurosh në vitin 2017.

Duke folur për nivelin e Ligue 1 dhe Premierligë, 28-vjeçari tha se e kishte më të vështirë të luante në Francë, sesa në Angli.

“Mendoj se ishte më e vështirë të luash në Francë sesa në Angli, më shumë fizike. Ndoshta kjo është për shkak se ne kemi topin në Manchester City. Ishte e vështirë për mua në fillim. Më duhej të mësohesha me të”, tha ai për “France Football”.

/Shqip.com