Sport Ndërkombëtar

Silva e vazhdon kontratën me Chelsean

Thiago Silva dhe klubi i njohur i futbollit Chelsea kanë vazhduar bashkëpunimin.

Klubi londinez ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me brazilianin për zgjatje të kontratës.

Silva me kontratën e re do të jetë i lidhur me Chelsean deri në verën e vitit të ardhshëm.

36-vjeçari iu bashkua “Bluve” në verën e vitit 2020.

Ai deri më tani është paraqitur në 106 ndeshje, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka regjistruar pesë asistime.

/Shqip.com