Sport Shqiptar

Sigal Prishtina – Trepça e nisin serinë e ndeshjeve gjysmëfinale

photo by: @Shpend Ahmeti

Peja mbrëmë e ka mposhtur Golden Eagle Yllin, duke bërë hapin e parë drejt finales së madhe, ndërsa sonte këtë synim e kanë edhe Sigal Prishtina e Trepça, të cilat prej orës 20:30 përballen në kryeqytet.

Dy skuadrat që sivjet kanë fituar nga një trofe, prishtinasit triumfuan në Superkupë, ndërsa mitrovicasit për Kupë, duke mundur në finale pikërisht njëra-tjetrën. Në garat e rregullta të Superligë, bardhekaltrit përfunduan në pozitën e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje. Në pesë duelet e fundit, kryeqytetasit prijnë me katër fitore karshi një fitore të mitrovicasve.

/Shqip.com