Sigal Prishtina pret të rimarrë kreun, interesant edhe në Gjakovë
Publikuar:
(25.03.2023 10:49:20)

Kampionati i Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshjet e javës së 27-të.
Sot në program janë dy ndeshje. Së pari, në orën 17:00, në palestrën “Shani Nushi”, në Gjakovë, Vëllaznimi do të jetë mikpritës i Ponte Prizrenit.
Kuqezinjtë kanë 8 fitore e 18 humbje deri më tani, duke u renditur në vendin e shtatë, aq sa ka edhe skuadra prizrenase e cila renditet një pozitë më lart.
Kurse nga ora 19:00, në “Pallatin e Rinise dhe Sporteve ”, në Prishtinë, Sigal Prishtina do të përballet me Rahovecin.
Bardhekaltrit me një fitore të mundshme do të marrin kryesimin e tabelës, pasi deri më tani kanë 19 fitore dhe vetëm gjashtë humbje.
Në anën tjetër ”Vreshtarët” ndodhen në pozitën e fundit me 4 fitore dhe 22 humbje.
/Shqip.com