“Si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin”, thotë Lahaj për Ramën e Kurtin
Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë.
Ai është shprehur i lumtur për vizitën e Ramës dhe për deklaratat e tij pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj shkruan se ‘si vëllezër duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njëri- tjetrin’.
“Vllau i madhe është e duhet të jetë krahë për të voglin, për ma shumë që e zë edhe vendin e babës, atëherë kur ai nuk rron më. Si asnjëherë ma parë, i lumtur jam me qasjen e Kryeministrit Edi Rama, si me takimin e tij me OKB, e po ashtu edhe me vizitën e tij në Prishtinë.
Kështu të duam ne shqiptarët gjithandej globit. Si vëllezër duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njëri-tjetrin. Kemi vuajt mjaftueshëm, ju andej kufini e na këndej. Është koha ma shumë se kurrë të bashkohemi për të mirën e përbashkët”, ka shkruar tutje Lahaj.
Kjo është vizata e parë zyrtare e kryeministrit , Edi Rama në Kosovë që nga fitorja në zgjedhje./SHQIP.com