Rozë Ndërkombëtar

Si u njohën Rihanna dhe ASAP Rocky – çifti i famshëm që po aludohet se po presin fëmijën e parë

Artistja me famë ndërkombëtare, Rihanna, ka ngjallë reagime të shumta ditëve të fundit, krejt për shkak të aludimeve për një shtatzëni të mundshme.

Ajo së bashku me reperin e njohur, ASAP Rocky, flitet të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë, shkruan Elle.

Derisa pretendimet po qarkullojnë në rrjet, se si u njohën dhe si filluan lidhjen e tyre mund të jetë tema që ndonëse iu intereson fansave të tyre.

Dyshja fillimisht u njohën në vitin 2013, ku të dy ishin miq, derisa u takuan në vitin 2013 në koncertin e saj “Rihanna’s Diamand Tour”. Një vit më pas, ASAP u bë pjesë e klipit të këngës së Rihannas “Fashion Killa”.

Këtu është gjithçka që duhet të dini për çiftin, nga fillimi për aludimet e para për lidhje e deri te romanca e tyre në korrik të vitit 2021:

Dhjetor 2019

Me 2 dhjetor, dyshja kanë ecur së bashku në tapetin e kuq në Londër. Rihanna si gjithmonë kishte shkëlqyer me veshjen glamuroze, derisa reperi u shfaq i tëri në të zeza.

Janar 2020

Aludimet e para për një lidhje të mundshme mes tyre filluan po në këtë muaj, derisa artistja u nda nga Hassan Jameel. Sipas ‘Entertainment Tonight’, Rihanna dhe ASAP u shfaqën në krah të njëri tjetrit në një koncert në Brooklyn.

Korrik 2020

Muaj pas spekulimeve të mohuara, reperi u shfaq duke mbështetur linjën e produkteve të bukurisë “Fenty Skin” nga bukuroshja. Në të morën pjesë edhe Lil Nas X, Tommy Genesis dhe Halima Aden.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FENTY SKIN (@fentyskin)

Ajo po ashtu e kishte intervistuar për produktet, teksa vëreheshin flirtimet mes tyre.

Nëntor 2020

Në këtë muaj, ‘People’ kishte konfirmuar që palët zyrtarisht kanë filluar romancën. Burimet nuk kishin dhënë detaje për çiftin, por që sërish u konsiderua si një lidhje mjaft serioze.

Dhjetor 2020

Edhe pse deri në këtë kohë nuk ishte pranuar nga asnjëri prej artistëve, ‘People’, ‘Entertainment Tonight’, ‘US Weekly’, raportonin kohë pas kohe për rrjedhën e raportit të tyre, duke u bazuar në burimet afër dyshes.

Pretendohet se deri në këtë kohë çifti ishte fotografuar nga paparacit në Barbados, derisa po shkëmbenin puthje.

Maj 2021

Pas dy muajve, janar dhe prill të vitit 2021, në maj të po të njëjtin vit, ASAP Rocky vendos që të plasë për herë të parë rreth lidhjes së tyre.

Në një intervistë për GQ, ai u shpreh se Rihanna është dashuria e tij e jetës dhe zonjusha e tij.

Qershor 2021

Më në fund ndodhi. Çifti tashmë kishin shkëmbyer puthje në New York City, pasi që romanca e tyre ishte pranuar nga njëra palë publikisht.

Nëntor 2021

Pas pothuajse tre vite nga njohja e tyre, ata jo vetëm që nuk kanë pse fshihen nga paparacit, por po aludohet se dyshja kanë quar lidhjen në tjetër nivel.

Në mediat ndërkombëtare po pretendohet se çifti janë në pritje të fëmijës së parë të tyre, ndërsa ende nuk ka asnjë konfirmim nga artistët.

Sidoqoftë kësaj, fansat e tyre kanë filluar në mënyrë masive me postimet në rrjete sociale, duke shprehur gëzim për lajmin ndaj tyre./SHQIP.com