Art Jetese

Si të zhdukim aknet në shpinë

Akne në shpinë

Aknet, qoftë në fytyrë apo në kurriz, gjoks, shpatulla dhe shpinë, shkaktohen nga një kombinim i vajit, baktereve dhe lëkurës së vdekur që bllokojnë poret.

Aknet e shpinës ndonjëherë përkeqësohen edhe nga djersa.

E për të larguar këto akne në shpinë, duhet tu përmbaheni disa rregullave.

Bëni dush pas një stërvitje
Lënia e djersës dhe e papastërtisë të hy thellë në lëkurën tuaj pas një stërvitjeje mund të jetë një kontribues i madh për aknet e shpinës. Bëni dush sa më shpejt që të mundeni pas një stërvitje. Ju gjithashtu duhet t’i lani ato rroba të djersitura të stërvitjes.

Përdorni krem kundër diellit
Mbrojtja e lëkurës tuaj nga dëmtimi i diellit është i rëndësishëm, veçanërisht nëse ekspozoni shpinën tuaj të zhveshur. Por kremi i yndyrshëm i diellit mund të kontribuojë gjithashtu në bllokimin e poreve. Sigurohuni që të zgjidhni produkte që janë pa vaj dhe të lehta për lëkurën.

Ushqehuni shëndetshëm
A keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “ju jeni ajo që hani?” Një dietë e pashëndetshme mund të ndikojë në trupin tonë në mënyra të ndryshme. Nëse jeni të prirur ndaj akneve, disa ushqime mund të jenë shkaktarë.
Hulumtimet tregojnë se ushqimet që shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, mund të përkeqësojnë aknet. Këto ushqime përfshijnë bukën e bardhë, makaronat dhe orizin e bardhë dhe patatet e bardha.

Vishni rroba të gjera
Zakonet tuaja të stërvitjes mund të irritojnë aknet e shpinës. Për shembull, veshjet e ngushta mund të bllokojnë papastërtitë dhe djersën dhe t’i fërkojnë ato në poret tuaja. Të stërvitesh pa këmishë kundër një aparati palestër të djersitur ose në një dysheme të ndotur, gjithashtu mund të shkaktojë probleme.
Përdorni veshje të lirshme që lejojnë lëkurën tuaj të marrë frymë dhe ndihmon në largimin e djersës. /SHQIP.com