Kulturë Kino

“Si të mbijetosh”, do të jetë tema e edicionit të 21-të e festivalit “DokuFest”

“Si të mbijetosh”, është pyetja që DokuFest “parashtron’, në edicionin e 21-të të festivalit.

Përmes rrjetit social Facebook, “DokuFest”, ka bërë të ditur se kjo tematikë përqendrohet rreth nocionit të mbijetesës dhe që për herë të parë vjen në formën e një pyetjeje.

“Si t’i mbijetosh nxehtësisë, përmbytjeve, dhunës, inflacionit, luftërave, fashizmit dhe përfundimisht zhdukjes… Janë vetëm disa nga pyetjet që do të shtrohen. Nëpërmjet bisedave dhe debateve të shumta me të ftuar, mendimtarë dhe ekspertë, festivali do të përpiqet të kërkojë përgjigje për këto pyetje ekzistenciale, në një kohë ku mbijetesa në një botë të trazuar është bërë e domosdoshme për të gjithë ne”, thuhet në njoftim.

Edicioni i 21-të i DokuFest, do të fillojë më 5 gusht dhe do të zgjasë deri më 13 gusht.

Festivali do të mbahet në Prizren.

Sipas njoftimit, gjatë festivalit do të shfaqen 109 filma.