Art Jetese

Si të heqim zbokthin me këtë maskë të shpejtë

Zbokthi

Zbokthi është një sëmundje e zakonshme e lëkurës që shkakton që skalpi i kokës të zhvishet. Nuk është ngjitëse apo serioze.

 Por mund të jetë e turpshme dhe e vështirë për t’u përballur me të.

Zbokthi i butë mund të trajtohet me një shampo të butë çdo ditë. Nëse kjo nuk funksionon, një shampo medicinale mund të ndihmojë.

Mirëpo, ka dhe zgjidhje të tjera të cilët mund te beni shume lehte ne shtepine tuaj. Si përshembull, kjo maskë e cila mund të përmisojë gjendjen tuaj të zbokthit.

Përbërësit: 5 lugë gjelle uthull molle +200 ml ujë

Përgatitja: Lani flokët me shampo si zakonisht dhe më pas vazhdoni me maskën. Përzieni 5 lugë gjelle uthull molle me sasinë e ujit dhe lyeni të gjithë sipërfaqen e kokës teksa flokët janë të lagura.

Masazhojeni kokën dhe flokët mirë dhe vazhdoni me tharjen e tyre. Mos i shpëlani më flokët në mënyrë që uthulla e zbutur me ujin të veprojë për disa ditë.

 Uthulla e mollës do të pastrojë flokët tuaj pa dëmtuar yndyrën natyrale dhe të shëndetëshme të flokut.

Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta të detoksifikimit që mund ta aplikoni vetëm 1 apo 2 herë në javë.  /SHQIP.com