Lajme Botë

Si shpreson Joe Biden të kapërcejë problemin e moshës?

Presidenti amerikan, Joe Biden

Koha nuk pret asnjë njeri, thotë shprehja – dhe për 80-vjeçarin Joe Biden, kjo mund të jetë një problem. A mund t’i bindë presidenti amerikan votuesit se mosha e tij nuk është një problem?

Biden njoftoi të martën se dëshiron të shërbejë edhe katër vjet në Shtëpinë e Bardhë. Amerikanët, sipas një sondazhi të fundit të NBC News, nuk janë aq të sigurt.

Sondazhi tregon se 70% e amerikanëve – dhe 51% e demokratëve – mendojnë se ai nuk duhet të kërkojë rizgjedhje.

Gjithashtu identifikohet një shqetësim i madh nga gjysma e atyre që duan që ai të qëndrojë jashtë politikës në zgjdhjet e vitit 2024, shkruan BBC.

Biden është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e ShBA-së. Nëse ai do të fitonte rizgjedhjen, do të përurohej në moshën 82-vjeçare dhe do të përfundonte mandatin e tij të dytë katërvjeçar në moshën 86-vjeçare.

Sipas tabelave aktuale të qeverisë amerikane, jetëgjatësia mesatare për një burrë 82-vjeçar është 6.77 vjet. me një shans 8% të vdekjes brenda 12 muajve të ardhshëm.

/Shqip.com