Rozë

Si qëndron raporti mes Donaldit dhe Dj Dagz? 

Dj Dagz dhe Donald Veshaj

Donald Veshaj dhe Dj Dagz ishin miq të mirë në Big Brother.

Mirëpo raporti i tyre ka ndryshuar pas eleminimit të Dagzit.

Kjo pasi kjo u nënkuptua si tradhti e bërë drejtë atij.

Që gjërat mes tyre nuk ishin si më parë, u reflektua dukshëm kur Dagz hyri sërish në BB për të darkuar me banorët.

Pak ditë më parë Donaldi dhe Dj PM treguan në rrjetet sociale se janë takuar me njëri-tjetrin dhe realizuan një video funny bashkë me Ylli Limanin.

Dj Dagz, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj

Fakti që Dagz nuk ishte i pranishëm shtoi dyshimet se marrëdhënia me Donaldin nuk ishte njësoj.

Por së fundmi ata janë bërë bashkë dhe bëhet fjalë për një koncert që do të përformojnë së bashku.

 E rrugës së muzikës duket se i ka hyrë Donaldi, pasi ai ka lansuar edhe projektin me të ri që është dedikim për Bora Zemanin.

Se si do të jetë raporti i tyre mbetët për tu parë./SHQIP.com