Sport Ndërkombëtar

Si po shkon “aventura” e Dybalas në Romë?

Paulo Dybala

Në Romë u prit si “mbret”.

Ka dhuruar ca shkëndija shkëlqeimi në fushën e gjelbër, gola nuk ka shënuar, ama asistoi një herë.

Asistimi ishte i veçantë  për dy arsye: – sepse e dhuroi pikërisht ndaj ish-skuadrës, Juventusit dhe ishte i 50-ti në total – në Serie A.

Pas tri xhirove të zhvilluara – ai së bashku me romakët kanë grumbulluar shtatë pikë – aq sa kanë gjashtë pozitat e para në elitën e futbollit italian.

Transferimi i Dybalas bëri bujë të madhe dhe  theu edhe rekord me fanella të shitura për 24 orë ( mbi 500 mijë – për 24 orë).

Argjentinasi – në shtatë vitet e fundit ka qenë pjesë e Juventusit, teksa me Romën ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 2025./Shqip.com