Rozë

Si përfundoi lidhja me Bleron? Tregon për herë të parë Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika

Ndarja e këngëtarit Blero Muharremi nga Afrona Dika, shpesh ka marrë vëmendjen e mediave rozë.

Ndërkaq, Afrona Dika e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë se në çfarë mënyre ka përfunduar lidhja mes tyre.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se nonstop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vërën që nuk funksionon më atëherë m mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka rrëfyer ajo.

Tutje, ajo e pyetur nëse martesa e tyre është kryer me sherr apo në mënyrë të qytetëruar ajo është përgjigjur: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr”.

/Shqip.com