Lajme

Si pasojë e barrikadave, oficerët doganor kanë mbetur të bllokuar në veri

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka njoftuar se doganierët që kanë qenë të sistemuar në pikën kufitare në Jarinjë, që nga e shtuna kanë mbetur atje si pasojë e pamundësisë për tu ndërruar.

Sindikata njofton se ndërrimet me oficerët doganor janë të pamundshme për shkak të bllokimit të rrugës, si pasojë e vendosjes së barrikadave në veri të vendit.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës si zë i fuqishëm i anëtarësisë së saj bashkëndjen punën me doganierët e sistemuar në PKK Jarinjë.

Oficerët Doganor që nga e shtuna janë në kryerje të detyrës zyrtare, duke mos pasur mundësi të kryhen ndërrimet me oficeret tjerë doganor, për arsye të bllokimit të rrugëve në këtë pjesë Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës.

Tutje, në njoftimin e tyre ftohen institucionet kompetente që të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e doganierëve, policëve e qytetarëve atje.

/Shqip.com