Rozë

‘Si nuse fshati’, Melisa i kthehet ashpër ndjekëses

Andi Shehu dhe Melisa Lleshi

Melisa dhe Andi janë çifti i krijuar në emisionin famshëm ‘Përputhen’.

Edhe pse gjatë rrugëtimit të tyre ata kanë akuzuar produksionin, dyshja sërish janë bërë mysafir.

Ata shpjeguan shumë gjëra rreth marrëdhënies së tyre, përfshirë edhe fshehjen e lidhjes së tyre sa ishin pjesë e emisionit.

Sot, Melisa ka postuar foto bashkë me Andin e veshur në të kuqe, por vëmendje ka marrur një koment i një ndjekëse të saj e cila ka shkruar: Si nuse fshati, ke qenë e mirë se kuptoj ca t’gjet.

E pas kësaj Melisa nuk ka prituar fare të ia kthej ku ka shkruar: Po çfarë moj motër me gocat e fshatit, shyqyr je ti nga qyteti të paktën.

Ndryshe në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, artistja ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.

“S’ma ndjen” mban titullin prodhimtaria muzikore, së cilës i është bashkëngjitur edhe një klip.

Lleshi përndryshe ka qenë duke u pauzuar një kohë të shkurtër, ndërsa tani është kthyer më fuqishëm./SHQIP.com