Rozë

Si janë sot raportet mes Efit dhe Luizit?

Teksa ende nuk i kemi parë bashkë që pas “Big Brother VIP”, të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si është sot raporti mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit.

Ajo ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj duke u përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Mes tyre dikush e ka pyetur nëse do e mbështesë Luizin sot që do publikojë këngën e re.

Efi nuk heziton të thotë që do e mbështesë duke e konsideruar atë një nga këngëtarët më të mirë shqiptarë.

“Normal që do e suportoj se besoj e dinë të gjithë që Luizi është një nga këngëtarët më të mirë dhe ka një zë fantastik”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se çdo gjë mes tyre është mirë.

/Shqip.com