Rozë

Si i shpenzoi Stresi paratë që fitoi në ‘BB VIP Kosova’?

Pak muaj më parë Stresi triumfoi në “Big Brother VIP kosova”, duke marrë çmimin e madh prej 200 mijë euro.

Edhe pse ai ishte bërë pjesë e formatit për të rifituar dashurinë e Keisit, në fakt fitoi çmimin e madh monetar.

Por, si i ka shpenzuar reperi paratë e fituara?

Këtë përgjigje reperi e ka dhënë në një seri me pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram.

Ai ka zbuluar ende nuk i ka shpenzuar paratë, duke shkruar se “Lekët e pastra nuk preken kurrë”.

Gjithashtu, reperi ka zbuluar se është duke u njohur me dikë.

Ai ka lënë pas historinë e dashurisë me Keisin, për të cilën edhe u fut brenda “Big Brother Vip Kosova”, duke i kërkuar një shans të dytë.

Ai ka zbuluar se është i fokusuar te njohja me vajzën e re që mesa shihet i ka marrë të gjithë vëmendjen.

/Shqip.com