Lajme

Si i ekspozohen rrezikut nga mbetjet radioaktive punëtorët e Trepçës

Dokumentari Shënjestër.

Ky është Ilmi Tahiri. Ai punon në ndërmarrjen publike “Trepça”.

Si shef i përpunimit të xeheve të flotacionit në tunelin e parë në afërsi të minierës së Stantergut në Mitrovicë, Ilmiu i ekspozohet çdo ditë pune mbetjeve radioaktive.

Punën krah rrezikut nuk e bën pavetëdije. Tahiri e kupton fare mirë rrezikun që i kanoset.

 “Të gjithë jemi të rrezikuar prej këtyre. Por sa ndikon prej neve nuk mundem… me qenë mbarë e mirë ish largu prej këtu krejt se janë punëtorët këtu. Po tash ka mbet këtu, si ka ardh puna me mbet kjo këtu nuk e di.. a të rrezikuar jemi çdoherë prej saj. Ne kemi mjaftë reagenca tona atje, tash duhet me i përballu edhe këto”, thotë Tahiri./SHQIP.com