Lajme

Si e dështoi projektin 7.7 milionësh Valdet Gjinovci dhe nisi biznesin e njëjtë në Shqipëri

n'Shënjestër

Ish-kryeshefi më jetë gjatë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, kishte në përgjegjësi menaxhimin e fabrikës së asgjësimit të kafshëve që po ndërtohej nga Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian, përmes fondit IPA.

Vlera e projektit kapte shifrën e 7.7 milionë euro, por fabrika nuk hyri kurrë në funksion. Pavarësisht që Gjinovci ishte i bindur për një gjë të tillë. Gjinovci si kryeshef kishte plane tjera. Pasi i skadoi mandati, nisi biznesin bashkë me mikun e tij nga Shqipëria. Punën që do të duhej ta kryente fabrike milionëshe, do ta bënte në Lezhë të Shqipërisë.