Rozë

Si duket Bora Zemani pa grim dhe filtra?

Moderatorja, Bora Zemani

Moderatorja, Bora Zemani do rikthehet bashkë me ekipin në formatin “Përputhen Prime” .

Ndryshe nga ai paraprak që rezultoi shumë i suksesshëm për dy muaj transmetim të dielave, ky edicion do të transmetohet të shtunën.

Para premierës, Bora ka ndarë me ndjekësit video të përgatitjeve.

Moderatorja, Bora Zemani

Prezantuesja bukuroshe është shfaqur para dhe pas grimit duke e dëshmuar edhe një herë se bukuria e saj nuk varet nga grimi apo filtrat. 

Bora tashmë ka deklaruar që është single pas ndarjes nga Donald Veshaj.

Në anën tjetër, ajo ka mohuar zërat që është në lidhje me ish-konkurrentin, Atdhe Xheravina./SHQIP.com