Rozë

“S’i duan shqiptarët nga Kosova”, këngëtari kosovar shpërthen ndaj Festivalit të RTSH-së

Festivali i RTSH-së

Këngëtari kosovar, Mentor Haziri ka shpërthyer në kritika ndaj ‘Festivalit të Këngës” në RTSH pasi kënga e tij nuk është pranuar në edicionin e 60-të.

Haziri ka thënë se kënga e tij e cila ishte orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda nuk është pranuar në Festivalin e RTSH-së, ndërsa për këtë nuk ka marrë asnjë arsyeje nga organizatorët.

“Në të kaluarën ma kane thënë që është festival i ndytë e i zhytur në korrupsion ku kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para – kurrë s’kam besuar sepse jam rrit duke e parë atë festival me këngëtarë të vjetër e ikona të asaj kohe”, ka shkruar ai.

Ai ka akuzuar RTSH-në se i diskriminojnë këngëtarët nga Kosova në këtë festival, ndërsa ka thënë se turpi të qëndrojë tek komisioni që bëri përzgjedhjen e këngëve.

“Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe poashtu vërtetova se ai Festival s’i don shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurrencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurrent aty këtë vit, po bash këtu dua të ndërlidhem”, ka shkruar Haziri.

Ndryshe në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:

1. Alban Ramosaj
2. Ronela Hajati
3. Evi Reçi
4. Kastro Zizo
5. Stefi dhe Endri Prifti
6. Denis Skura
7. Gjergj Kaçinari
8. Janex (Xhejn Kumrija)
9. Kelly
10. Mirud
11. Rezarta Smaja
12. Saimir Çili
13. Shega
14. Urban Band
15. Eldis Arrnejti
16. Ester Zahiri
17. Kejsi Rrustja
18. Olimpia Smajlaj
19. Viola Xhemali
20. Xhuljana Pjetra.

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSh, do të zhvillohet në fund të dhjetorit në dy netë gjysmëfinale dhe një finale në Pallatin e Kongreseve.

Fituesi i festivalit do të përfaqësojë  Shqipërinë në Eurovision 2022./SHQIP.com