ShqipBizz

Shyhrete Behluli vaksinohet kundër Coronavirusit

Shyhrete Behluli (Foto: Instagram)

Këngëtarja Shyhrete Behluli, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Instagram.

“Sot e mora edhe unë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19”, ka shkruar Shyhretja.

Ajo nuk është e vetmja nga estrada që është imunizuar kundër Coronavirusit.

Robert Berisha, Era Istrefi, Loredana Zefi, Mozzik, Yllka Kuqi, MC Beka – janë ndër të famshmit e tjerë që e kanë bërë një gjë të tillë./Shqip.com