Sport Ndërkombëtar

Shumë policë mbesin të lënduar nga përplasja e tifozëve të Romës dhe Feyenoordit

Arena Kombëtare

Nëntëmbëdhjetë oficerë policie u plagosën ndërsa mbështetësit u përleshën në përgatitjen e finales së Konferencës së Evropës, shkruan BBC.

Klubi italian Roma do të përballet me skuadrën holandeze Feyenoord në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të mërkurën.

Tifozët përdorën shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe objekte të tjera ndërsa policia lokale u përpoq të prishte telashet të martën.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm deportuam – nëpërmjet portit detar të Durrësit – 80 tifozë huliganë italianë”, tha policia.

“Si pasojë e dhunës ndaj policisë nga tifozët e të dyja skuadrave, kemi 19 efektivë të plagosur dhe njëri prej tyre është plagosur me thikë”, potencoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Albert Dervishi.

Policia vendase kishte thënë më herët se 60 individë – 48 italianë dhe 12 holandezë – ishin “dërguar në stacion” si pasojë e telasheve dhe se 10 shtetas shqiptarë, italianë dhe holandezë ishin trajtuar për lëndime në spital.

Finalja e së mërkurës – kulmi i sezonit të parë të Ligës së Konferencës së Evropës – do të luhet në Arena Kombetare, e cila mban 21,690.

Menaxheri i Romës, Jose Mourinho, ka thënë se tifozët e klubit të tij “do të kishin mbushur” Santiago Bernabeu të Real Madridit, i cili ka një kapacitet prej 81,044.

Mbështetësit e Romës dhe Feyenoord-it pritet ta ndjekin ndeshjen në dy zona të tifozëve dhe policia njoftoi se ka marrë masa për të parandaluar shpërthimet e dhunës.