Sport Shqiptar

Shumë ndryshime te Prishtina

FC Prishtina

Kampionët nuk mahnitën me formën e tyre.

FC Prishtina e ka mbyllur vitin 2021, në pozitën e pestë në Superligë.

Bardhëkaltërit nuk kanë pasur rezultate të kënaqshme dhe kanë paralajmaruar ndryshime në skuadër.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, skuadra nga kryeqyteti ka shkruar ndër të tjera se “ditë më parë me marrëveshje të dyanshme klubi e ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Besart Berisha dhe mbrojtësin Kristi Vangjeli ndërkohë që për largimet e tjera dhe transferimet që pritet të ndodhin do të njoftoheni në ditët në vijim”.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar
Sabien Lilaj

I ftuar në “Sportin Total”, Sabien Lilaj ka njoftuar se edhe ai ka kërkuar largimin nga Prishtina.

Sipas tij, kampionët në fuqi nuk i kanë kryer me rregull shpenzimet financiare ndaj tij.

“Janë 4 paga dhe 16 pagesa të qirasë së shtëpisë që nuk mi kanë paguar”, u shpreh futbollisti në fjalë.

Momentalisht, bardhëkaltërit gjenden në pozitën e pestë në tabelë.

Në 18-të ndeshje të zhvilluara, ata kanë arkëtur gjashtë fitore, gjashtë barazime dhe janë mposhtur gjashtë herë. /Shqip.com

Njoftimi i plotë nga Prishtina:

Skuadra e FC Prishtinës pas ndeshjes së fundit të stinorit vjeshtor të luajtur të shtunën (11.12.2021) ndaj Llapit, ka shkuar në pushim. Futbollistët dhe stafi përcjellës i skuadrës do t’i kthehet përgatitjeve për stinorin pranveror më 5 janar të vitit të ardhshëm.

Garat në futbollin e Kosovës do të rifillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt 2022, ku Prishtina do të përballet me Drenicën ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 e 13 shkurt.Kampionia në fuqi e Kosovës e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e pestë me 24 pikë, 11 më pak se lideri SC Gjilani (35).

Ditë më parë me marrëveshje të dyanshme klubi e ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Besart Berisha dhe mbrojtësin Kristi Vangjeli ndërkohë që për largimet e tjera dhe transferimet që pritet të ndodhin do të njoftoheni në ditët në vijim.