Shumë ndryshime në formacionin startues të Milanit

Është publikuar formacioni zyrtar i Milanit, për ndeshjen që do e zhvillojnë sonte kundër Bolognas, me fillim nga ora 20-45.
Stefano Pioli ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në këtë rreshtim si në repartin mbrotjes ashtu edhe në atë sulmues, shkruan Shqip.com.
Në qendër të mbrojtjes është rikthyer Simeon Kjaer, pasi kishte munguar disa ndeshje për shkak të lëndimit.
Në krahun e majtë edhe në këtë takim ka filluar Ballo-Toure, pasi Theo Hernandez kishte dalë pozitiv në testin për COVID-19.
Ndërsa, një lajm i mirë është rikthimi i Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi suedez është duke startuar vetëm për herë të dyë këtë sezonë, nga minuta e parë.
Kuqezinjtë, aktualisht gjenden në vendin e dytë në Serie A, me 22 pikë, dy më pak se Napoli që është lider.
Nëse sonte, arkëtojnë tre pikë, atëherë do bëheshin lider në Itali, të pakën deri në ndeshjen e radhës së napoletanëve.
Kurse, Bologna pozicionohet në vendin e tetë, me 12 pikë./Shqip.com