Lajme

Shumë lagje të Prishtinës përmbysen nga uji pas breshërit në Prishtinë

Breshëri në Prishtinë ka bërë që shumë lagje të kryeqytetit të përmbysen nga uji.

Në pamjet e siguruara nga Shqip.com, shihen lagjet si Dardania, Muharrem Fejza, Mati 1, lagjia Pejton dhe Sheshi i Prishtinës se si janë përmbysur nga uji pas breshërit.

Në lagjen Dardania shihen se si në vendin ku banorët parkojnë veturat e tyre, shiu ka arritur në një nivel të lartë.

Po ashtu breshëri ka shkaktuar dëme edhe në një ndër rrugët më të njohura në Prishtinë, “Muharrem Fejza”

Sot, banorët e kësaj rruge janë përballur me përmbysje të ujit pas breshërit në Prishtinë.

Asambleisti i Komunës së Prishtinës, Gëzim Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa pamje të rrugës e cila është përmbysur nga uji.

““Prishtina e përjetimeve” kuptimësohet në rrugën “Muharrem Fejza”. Shume fjalë të mira e të mëdha u thanë, nga ekzekutivi i Prishtinës, para 1 muaji kur u përfundua kjo rrugë”, ka shkruar Sveçla.

Ky nuk është problemi i vetëm në këtë rrugë. Në të njëjtët janë paraqitur probleme të shumta, në veçanti me asfaltimin e riasfaltimin e saj.

Nga breshëri kanë pësuar edhe banorët e lagjes Mati 1, e po ashtu breshëri ka lënë pasoja edhe në sheshet e Prishtinës dhe lagjen Pejton./Shqip.com