Rozë

“Shumë je fake”, a është kënga e re e Trixës sërish dedikim për Donaldin?

Beatrix Ramosaj feston sot ditëlindjen e saj të 30-të.

Këngëtarja e dashur kosovare për këtë rast të veçantë ka vendosur t’i befasojë fansat duke publikuar këngën e re.

“Vonë” mban titullin projekti i ri muzikor nga Trixa që po aludohet se është sërish dedikim për Donaldin, kjo pasi që në tekstin e këngës ajo i drejtohet dikuj se je shumë ‘fake’.

“Senet kanë ndryshu, senet kan ndryshu, ti nuk je për mu ej, jo nuk e gjej te ti 1 ndjenjë, shumë je fake ti ej, t’pëlqej a s’tpëlqej, un nuk po rrej..” thotë Trixa në këngën e saj më të re.

Kujtojmë se Beatrix dhe Donald u ndanë menjëherë pas përfundimit të Big Brother Vip, derisa ky i fundit është ribashkuar me Bora Zemanin./Shqip.com

https://youtu.be/BMSNldGYtp4