Sport Ndërkombëtar

Shumë gola në tetë ndeshjet e zhvilluara në Champions League

Liga e Kampionëve

Kanë përfunduar tetë ndeshje të fazës së xhiros së tretë në “Champions Laeague”.

Në grupin A, Manchester City deklasoi në udhëtim Club Brugge me rezultat 1 me 5.

Në të njëjtin grup, Paris Saint-Germain triumfoi me rezultat 3 me 2 si vendas kundër skuadrës gjermane Leipzig.

Ndeshja kryesore ishte ajo ndërmjet Atletico Madridit dhe Liverpolit, të cilën e fitoi skuadra angleze me rezultat 2 me 3.

Mohamed Salah.

Ndërsa, dueli tjetër i këtij grupi ishte mes Portos dhe Milanit – me rezultat minimal fituan portugezët.

Në grupin tjetër “C”, Sportingu si mysafir fitoi ndaj Bestiktas në Turqi me rezultat 1 me 4.

Ndërkaq, në Holandë Ajax e deklasoi 4 me 0 Dortmundin.

Po ashtu në grupin “D”, kishte rezultat të thellë, Real Madrisi e deklasoi 1 me 5 Shakhtarin.

Në anën tjetër ‘Sheriff” u dorëzua, pasi nuk arritën ta befasonin edhe Interin – pas surprizës ndaj Real Madridit.

Interi fitoi me rezultat 3 me 1. /Shqip.com