Rozë

Shuma që shpenzoi Beatrix për veshjen në klipin e këngës së fundit

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj të martën ka publikuar këngën e re.

“Ma shumë se ti”, mbanë titullin kënga e re në bashkëpunim me Dj Geek, e cila arriti të radhitet e 21-ta në botë.

Teksti i këngës flet për lidhjen e saj me Donaldin si dhe ndarjen që ata ishin pas daljes nga Big Brother.

Mirëpo as pamja nuk lihet pa komentuar, ku vetëm një veshje e Trixës në klip kushtoi hiç më pak së 1093 euro.

Kostumi i Trixës kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.

Ndryshe, projekti që dy ditë nga lansimi ka arritur afero një milionë klikime./SHQIP.com