Shuma marramendëse që Beatrix Ramosaj është paguar për disa fotografi

Mbrëmjen e së mërkurës, banorët e Big Brother VIP kanë luajtur një lojë të quajtur “Loja e sinqeritetit”.
Kjo lojë është mundësuar nga një prej sponsorëve të spektaklit, ku banorët duhet t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhej të ishin të sinqerta.
Në bazë të kësaj ata do të votohen edhe nga publiku se kush ka dhënë përgjigje të sinqertë.
Këngëtares Beatrix Ramosaj, i është bërë një pyetje shumë interesante nga një prej personazheve VIP që lidhej me profitet e saj në karrierë.

Ajo është pyetur se cila është shuma më e madhe që ka fituar për ndonjë punë dhe duke qenë e shpejtë në përgjigje, Ramosaj tha: “Për një set fotografik jam paguar 5000 euro”.
Pyetje interesante kishte edhe për Ilirin, i cili u pyet se kë e sheh konkurrentin më të fortë për të në finale, e që tha Arjola./SHQIP.com