Lajme

Shuhet zjarri në pyjet e Shtimes

Zjarrfikësit

Zjarri i cili ishte përhapur mbrëmjen e së premtes në fshatin Topillë të Shtimes, është shuar, njofton Shqip.com.

Komandanti i Zjarrfikësve në Shtime, Bajram Gashi, ka bërë të ditur se një pjesë e pyllit në fshatin Topillë ishte kapluar nga zjarri dhe nga era e fuqishme që mbretëronte.

“Siç bënë të ditur komandanti i NJPZSH-së, Bajram Gashi, në orët e vona të mbrëmjes një pjesë e pyllit në fshatin Topillë ishte kapluar nga zjarri dhe nga era e fuqishme që mbretëronte vazhdonte përhapja e tij, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të Njësisë së Zjarrëfikësve të Shtimes dhe disa banorëve lokalë kemi arritur të lokalizojmë zjarrin deri në shuarje të përgjithshme”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Komunës së Shtimes.

Tutje, kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ka apeluarnga qytetarët që të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e ambientit nga zjarrvënia e qëllimshme.

 “Ndezja e tyre sjellë vetëm efekte negative sepse shkatërron botën bimore e shtazore dhe çdoherë është rrezik potencial që shtrirja e tyre të rrezikojë edhe pasurinë e të tjerëve si objektet familjare dhe pyjet përreth”, tha Ismajli./Shqip.com